english / srpski
 
 
Ē’ĖSHTĖ DIALOGU CIVIK?  
Dialogu Civik (CiD), iniciativė jopartiake, multietnike e organizatave joqeveritare (OJQ) nga Serbia dhe Kosova filloi nė vitin 2002 pėr tė mėnjanuar pasojat e konflikteve tė dhunshme n ėish-Jugosllavi.

Pas ngjarjeve tragjike tė vitit 1998 dhe 1999 qė sollėn deri tek njė bllokim nė marrėdhėniet midis Kosovės dhe Serbisė, udhėheqės tė shoqėrisė civile bashkuan forcat pėr njė angazhim tė fikura dhe tė ndjeshėm pėr tė ofruar dialog dhe pėr tė promovuar tolerancėn dhe mirėbesimin, udhėhequr nga njė vizion pėr njė Ballkan demokratik dhe stabil.

Pėrmes hulumtimit politik, konferencave rajonale dhe ndėrkombėtare, punėtorive, botimeve, debateve publike dhe ngjarjeve kulturore, DiC harton, zbaton dhe promovon projekte tė shoqėrisė civile qė kanė tė bėjnė dhe qė janė nė interes tė pėrbashkėt tė tė gjitha grupeve etnike nė Kosovė dhe nė Serbi, pėrfshirė, por jo kufizuar nė: ballafaqimin me tė kaluaren e afėrt, ēėshtje rinore dhe gjinore, lirinė e mediave, lėvizjen e lirė tė njerėzve dhe tė regtisė sė lirė.
OBJEKTIVAT E DIALOGUT CIVIK  
  • Qė tė hap dialogun midis popullatave tė ndryshme nė Kosovė, si dhe midis Kosovės dhe Serbisė;
  • Tė krijojė aleance mes njerėzve tė vullnetit tė mirė pėrtej ndarjeve etnike;
  • Tė kundėrshtohen publikisht politikat zyrtare qė kėrcėnojnė tė drejtat njerėzore dhe dobėsojnė aftėsinė pėr vendosje ne rregullit tė ligjit dhe
  • Tė krijojė njė rajon tė paqes, bashkėpunimit dhe tolerancės ku pranohen pėrgjegjėsitė dhe ku garantohen liritė.
  • KUSH E PĖRBĖN DIALOGUN CIVIK?  
    Dialogu Civik ėshtė njė iniciativė nė tė cilėn janė tė angazhuara mbi 250 OJQ nga Kosova, Serbia dhe pjesė tė tjera tė ish-Jugosllavisė.

    Dy OJQ, Qendra pėr Rajonalizim me seli nė Novi Sad dhe Shoqata “Nėna Terezė” me seli nė Prishtinė janė partnerė themelues. Ato mbėshteten nga Misioni i OSBE-sė nė Kosovė (OMiK), Freedom House, Rockefeller Brothers Fund (RBF) dhe Fondacioni Charles Steėart Mott (Mott).

    Aktivitetet e DiC koordinohen nga njė Bord nga dhjetė individė nga Kosova dhe Serbia, kryesuar nga dy bashkėkryetarė, figura publike nga Prishtina dhe Beogradi, integriteti dhe angazhimi publik i tė cilėve siguron njė nivel tė lartė tė vėmendjes mediale pėr aktivitetet dhe vlerat qė promovon kjo iniciativė.
       
    QENDRA PĖR RAJONALIZIM
    Qendra pėr Rajonalizim u themelua nė tetor 1998 nga njė grup intelektualėsh nga Novi Sadi me qėllim tė riafirmimit dhe promovimit tė idesė sė rajonalizimit nė pajtueshmėri me trendet bashkėkohore dhe pėrvojat evropiane. Kjo vetėkupton edhe njė pėrpjekje tė vazhdueshme dhe analizė ekspertėsh pėr nevojėn e demokratizimit dhe decentralizimit tė Serbisė, si dhe promovimin e bashkėpunimit rajonal, sidomos nė shoqėrinė civile. Qendra pėr Rajonalizim bashkėpunon me OJQ tė shumta nė vend dhe jashtė tij. Aleksandar Popov ėshtė drejtor, kurse Dejan Janca ėshtė kryetar i Kėshillit. Qė nga themelimi i saj, Qendra pėr Rajonalizim ka realizuar njė numėr projektesh tė suksesshme ndėrkufitare brenda ish-Jugosllavisė. Pėr informacion shtesė lidhur me Qendrėn pėr Rajonalizim dhe projektet e saj (Iniciativa e Igmanit dhe Dialogu Civik), shihni:
    - www.igman-initiative.org
    - www.centarzaregionalizam.org.yu
    - www.razumevanje-i-poverenje.org
    - www.amcsee.org
    - www.civil-dialogue.org
       
    SHOQATA “NĖNA TEREZĖ”
    Shoqata “Nėna Terezė” promovon dashurinė, paqen dhe tolerancėn mes njerėzve mbėshtetur nė parimet e punės sė Nėnės Terezė. Shoqata “Nėna Terezė” u themelua nė vitin 1990 dhe ka degėt e saj nė mbarė Kosovėn. Imzot Dom Lush Gjergji ėshtė kryetar, z. Zef Shala, drejtor ekzekutiv dhe z. Pjetėr Pėrgjoka ėshtė kryetar i Bordit tė Drejtorėve. Shoqata “Nėna Terezė” ofron ndihmė humanitare pėr ata qė kanė nevojė, pa marrė parasysh kombėsinė e tyre, fenė, apo pėrkatėsinė politike. Kjo organizatė bashkėpunon me shumė OJQ qė punojnė nė ēėshtjet e demokratizimit nė nivelin lokal, komunal dhe rajonal. Bashkėpunimi pėrfshin gjithashtu edhe projekte tė pėrbashkėta socio-zhvillimore pėr komunitetet. Pėr mė shumė informacion lidhur me Shoqatėn “Nėna Terezė” shihni: www.nenatereze.org
       
    MISIONI I OSBE-SĖ NĖ KOSOVĖ
    Misioni i OSBE-sė nė Kosovė (OMiK) u themelua nga njė vendim i Kėshillit tė Pėrhershėm tė OSBE-sė nr. 305, mė 1 korrik 1999. Sipas kushteve tė parapara nga Rezoluta e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara 1244 (1999), Kėshilli pėrcakton se OSBE-ja, nė kuadėr tė UNMIK-ut “do tė ketė rol udhėheqės nė ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me ndėrtimin e institucioneve, tė demokraicsė dhe tė tė drejtave tė njeriut”. Duke pėrcaktuar numrin e stafit nė 450 ndėrkombėtarė dhe 1100 vendorė, OMIK ėshtė aktualisht prania mė e madhe nė terren e OSBE-sė. OSBE-ja ndihmon nė zhvillimin e ndjenjės sė pėrbashkėt dhe pėrgjegjėsinė pėr tė mirėn e pėrbashkėt. Vėmendje fokusohet nė forcimin e institucioneve publike pėrmes programeve tė qeverisjes sė mirė, dialogut ndėretnik dhe mbėshtetjen e mediave. Pėr mė shumė informacion lidhur me OMiK-un, shihni: www.osce.org/kosovo
       
    FREEDOM HOUSE
    Njė zė i pėrhershėm pėr liri nė botė qė nga viti 1941, Freedom House ka qenė nė qendėr tė luftės nė tė mirė tė lirive tė veprimtarėve demokratikė, besimtarėve fetarė, sindikalistėve, gazetarėve dhe zėdhėnėsve tė tregut tė lirė. Sot, Freedom House ėshtė avokat i parė i demokracive tė reja tė botės. Duke mbėshtetur ndryshimet demokratike, monitorimin e lirisė, avikatimin e demokraicsė dhe tė drejtave tė njeriut, Freedom House kėkron tė fuqizojė njerėzit, tė hap shoqėritė e mbyllura dhe tė ndihmojė vendet nė tranzicion pėr sundim demokratik.

    Freedom House nė Serbi mbėshtet pėrpjekjet e avokatimit tė OJQ-ve dhe fushatat publike me qėllim tė gjenerimit tė ndryshimeve dhe reformave. Ajo ofron njė qasje tė synuar duke pėrdorur pako tė integruaar tė granteve, mentorimit dhe ndihmės teknike pėr OJQ tė zgjedhura. Programet e Freedom House Serbia financohen nga Agjencia e SHBA-ve pėr Zhvillim Ndėrkombėtar dhe (USAID) dhe Fondacioni Charles Steėart Mott Foundation (Mott). Pėr mė shumė informacion lidhur me Freedom House Serbia, shihni: http://www.freedomhouse.org/programs
       
    FONDACIONI ROCKEFELLER BROTHERS (RBF)
    Fondi Rockefeller Brothers Fund promovon ndryshimin shoqėror qė i kontribuon njė bote mė tė drejtė, mė tė qėndrueshme dhe mė paqesore. Pėrmes granteve tė tij, Fondi mbėshtet pėrpjekjet pėr zgjerimin e njohurive, sqarimin e vlerat dhe alternativat kritike, tė ushqejė shprehjen krijuese dhe tė formėsojė politikėn publike. Programet e Fondit synojnė zhvillimin e liderėve, forcimin e institucioneve, angazhimin e qytetarėve, ndėrtimin e komuniteteve dhe forcimin e partneriteteve, pėrfshirė qeverinė, biznesin dhe shoqėrinė civile. Respektimi i diversitetit kulturor dhe integritetit ekologjik pėrshkon aktivitetet e Fondit. Pėr mė shumė informacion lidhur me RBF, shihni: www.rbf.org
       
    FONDACIONI CHARLES STEĖART MOTT (MOTT)
    Fondacioni Charles Steėart Mott ėshtė njė fondacion grantesh joprofitues, privat me seli nė Flint tė Miēigenit (SHBA). Charles Steėart Mott, i cili ishte pinioer i automobilave nė Korporatėn e Xheneral Motorsit, themeloi kėtė Fondacion nė vitin 1926. Pėrmes programit mbi SHoqėrinė Civile, Fondacioni jep grante pėr organizatat joprofituese joqeveritare qė veprojnė nė Evropėn Lindore, pėrfshirė Evropėn Juglindore dhe Rusinė. Misioni i programit tė Shoqėrisė Civile ėshtė tė ndihmojė nė ndėrtimin e institucioneve demokratike, tė forcojė komunitetet vendore, tė promovojė qasje tė barabartė nė resurse dhe tė sigurojė respektimin e tė drejtave dhe diversitetit. Pėrmes programit tė Shoqėrisė Civile dhe tė gjitha programeve tė tjera, Fondacioni mėton tė pėrmbush misionin vet tė mbėshtetjes sė pėrpjekjeve qė promovojnė njė shoqėri tė drejtė, tė barabartė dhe tė qėndrueshme. Pėr mė shumė informacion lidhur me Mott, shihni: www.mott.org
       
    AGJENCIA E SHTETEVE TĖ BASHKUARA PĖR ZHVILLIM NDĖRKOMBĖTAR (USAID)
    Agjencia e Shteteve tė Bashkuara pėr Zhvillim Ndėrkombėtar (USAID) ėshtė njė agjenci e pavarur e qeverisė federale qė ofron ndihmė ekonomike dhe mbėshtetje humanitare anembanė botės. Historia e USAID-it fillon qė nga koha rindėrtimit tė Planit Marshal tė Evropės pas Luftės sė dytė Botėrore. Ajo ka zgjeruar asistencėn nė mbi 100 vende nė Afrikė, Azi dhe Lindje tė Afėrt, Amerikė Latine dhe Karaibe dhe nė Evropė e Euroazi. Strategjia e Evropės dhe Evroazisė fokusohet nė ristrukturimin dhe rriten ekonomike, demokraci dhe qeverisje, dhe nė zgjidhje tė sfidave rajonale dhe specifike vendore. USAID ka njė qasje tė hartuar sektoriale pėr t’u marrė me pengesat kyqe nė rrethana ndryshuese dhe me maksimalizim tė pėrkatėsisė sė vlerave thelbėsore demokratike. Pėr mė shumė informacion lidhur me USAID shihni: www.usaid.gov
    SI FILLOI?
     
    Nė selinė e OMiK-ut nė Prishitnė, Qendra e Rajonalizimit u takua me OJQ-tė nga Kosova, mė 9 mars 2002, me ē’rast u konfirmua nevoja pėr zgjerim tė bashkėpunimit. Shoqata “Nėna Terezė” nga Prishtina pranoi me mirėsi qė tė bėhej partner me Qendrėn pėr Rajonalizim nė njė nismė tė pėrbashkėt, qė mė vonė do tė bėhej DiC. Qė nga atėherė, kjo nismė do tė kishte mbėshtetjen e OMiK-ut dhe tė Freedom House.

    Konferenca nė temėn “Shoqėria civile dhe rrjeti i Qendrės rajonale tė mbėshtetjes sė OJQ-ve” qė u mbajt nė 7 qershor 2002, nė Prishtinė nga OMiK shėrbeu pėr tė definuar mė tej DiC-nė dhe pėr tė angazhuar njė grup mė tė madh tė partnerėve tė interesuar. Kjo konferencė inicoi njė numėr tė pėrfaqėsuesve tė OJQ-ve tė reja nė idenė e bashkėpunimit tė sektorit civil midis Kosovės dhe Serbisė. Po ashtu, nė kėtė konferencė u arrit njė marrėveshje pėr fillimin e iniciativės sė DiC, e cila u konfirmua nė Novi Becej (Vjovodinė), mė 5 korrik 2002, njė sesion i koordinuar nga dy themeluesit – Qendra pėr Rajonalizim dhe Shoqata “Nėna Terezė”. Si aktivitet tė parė, njė konferencė qė tuboi rininė nga Kosova dhe Serbia u mbajt nė gusht 2002, nė Paliq (Vjovodinė).
    SI FUNKSIONON?  
    Nė pajtim me misionin qė ka, Bordi i DiC koordinon sesione tė rregullta vjetore, harton dhe zbaton nisma dhe jep grante pėr partnerė lokalė.

    Qė nga viti 2002, DiC ka koordinuar diskutime publike, konferenca ndėrkombėtare dhe rajonale, si dhe punėtori tematike si nė Kosovė, ashtu dhe nė Serbi, duke siguruar mjedise tolerante pėr diskutime tė sinqerta. Qė nga fillimi i tij, DiC ka organizuar 11 sesione me mbi 500 OJQ pjesėmarrėse nga Kosova dhe Serbia. Kėto sesione kanė sjellė si rezultat projekte tė shumta tė pėrbashkėta ndėrkufitare dhe kanė mbėshtetjen e OMiK-ut dhe tė Freedom House.

    Pėrmes programit tė Granteve tė Vogla tė filluar nė vitin 2003 dhe tė mbėshtetur nga RBF dhe Mott, DiC mbėshtet projektet mė risimtare ndėrkufitare tė OJQ-ve qė kanė tė bėjnė me liritė e medias, pjesėmarrjen e rinisė nė jetėn publike dhe tė drejtat e gruas. Pėrmes kėtyre granteve tė vogla. DiC mbėshtet OJQ-tė nga Kosova dhe Serbia, duke arritur nė Prishtinė dhe nė Beograd, si dhe jashtė kryeqyteteve dhe duke angazhuar organizatat lokale nga qytetet si Gjilani (Kusce e Epėr), Mitrovica, Graēanica, Shterpca dhe Novi Sadi. Aplikuesit duhet tė pėrfaqėsojnė tė paktėn dy grupe tė ndryshme etnike qoftė nė Kosovė apo nė Kosovė dhe Serbi.
     
     
    © 2005-2007 Civic Dialogue. All rights reserved. Design by T. Dukię